Hidromorava

Uji i ftohtë në verë nuk ju shuan etjen, përkundrazi iu dëmton shëndetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me rritjen e temperaturave në stinën e verës, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Megjithatë, sipas te dhënave, konsumi i ujit të ftohtë, sidomos pasi kemi ngrënë, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Tretja

Një nga problemet që mund të shkaktojë është vështirësia në tretje. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë, tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja

Kur metabolizmi has vështirësi, trupi e ka të vështirë të përshtatet me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i trurit

Uji Dea

Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike. Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pip për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë. Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës. Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës

Disa studime shprehen se uji i ftohtë stimulon disa nerva, të cilat shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Më shumë etje

Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.