“Uji fle, e Riza s’fle”!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shkruan: Isuf B. Bajrami- Gushti, është muaji i pushimeve, për shumë funksionarë e pushtetarë. Ky pushim u nevojitet pushtetarëve si relaks për ta vazhduar në shator misionin e politikës shtetërore dhe lokale .

Njëri nga këta pushtetarë, në cilësinë e një “deputeti” të emëruar nga qarqe të caktuara të Serbisë , e nongrata nga Presheva, Riza Halimi, nuk ka pushim. Ai, punon pa u lodhur fare edhe pse mosha e shtyrë nuk i ofron shumë energji për aktivitete. Fjala e urtë popullore thotë: “Uji fle, armiku s’fle”!

“Deputeti” jo-legjitim nga populli z. Halimi, po bënë plane dhe skenare për ta përmbysur pushtetin e ri në Buajnoc, ngase partia e tij e preferuar nga Beogradi mbeti në opozitë, ashtu siç mbet qe sa vjet PVD-ja opozitë edhe në Preshevës.

Partia e Rizës, PVD, ka ngelur pozitë vetëm në Medvegjë. Ai, shkeli qëllimet partiake, duke ulë tregun në favor të Sllobodan Drashkoviqit, për të arritur një kompensim në të mirë të opozitës në Bujanoc.

Mjetet serbe të informimit nuk e kanë mohuar takimin e Rizajës me Ivica Daçiqin e zyrtarë të tjerë të Beogradit për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc, në favor të opozitës. Madje, flitet se “deputetit” preshevar i emëruar nga lart, qeveria serbe, do t’i ofroj edhe shpërblime të tjera.

KKVITI

Këtë heshtje deputeti jo-legjitim, e konkretizon me biseda të shpeshta sekrete, qoftë në Vrajë, qoftë në Beograd për ta përmbysur pushtetin lokal në Bujanoc si dhe për ta bllokuar funksionimin e qeverisjes lokale.

Këto lojëra të ultë politike të këtij “deputeti” delikat, kanë qenë evidente edhe gjatë mandatit të kaluar. Gjatë ati mandati, kur në Beograd fituan forcat “demokratike”, Riza Halimi, me gishtat e tij e votoi buxhetin republikan dhe ishte një dekor i mirë për ndërkombëtarët dhe Serbinë, se ja edhe pakica shqiptare përfaqësohet në parlamentin republikan.

Çka fitoi “deputeti” i vetëm “shqiptar”, me praninë e tij në Kuvendin republikan të Serbisë? Asgjë, përveç pagës së tij të majme mujore, sa 10 paga të punëtorëve të zakonshëm!

Ky “deputet” plakush në vend se të ngrijë mandatin e tij për shkak të dhunës sistematike shtetërore, që po ushtron Serbia jo-zyrtar ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, ai, merr pjesë aktive në seancat e Kuvendit republikan të Serbisë.

Nëpër këto seanca rrallë kush e ka parë dhe dëgjuar të ketë folur ndonjëherë deputeti ilegal Riza Halimi. Ai, bile ka votuar shumë akte dhe vendime, me të cilat janë gjobitur dhe dënuar shqiptarët e pafajshëm dhe të pa mbrojtur.
Këto veprime të Riza Halimit nuk janë të çuditshme ngase, ai, e ka dhënë betimin në Parlamentin serb se “do të angazhohet për një Serbi, në të cilën Kosova paraqitet si provincë e saj”!