UBT

Uji DEA – Freskia që buron nga natyra, cilësia që i reziston çdo temperature

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kur temperaturat ngjiten dhe ritmi i jetës bëhet gjithnjë e më intensiv, zgjedhja më e mirë është ajo që ju mban të hidratuar, të freskët dhe të përqendruar. Me moton “Kur temperaturat veç po rriten, t`i qëndro i fokusum e sa ma i freskum”, Uji DEA u kujton konsumatorëve se hidratimi nuk është vetëm nevojë, por edhe mënyra më e mirë për të ruajtur energjinë dhe mirëqenien gjatë gjithë ditës.

Prej më shumë se dy dekadash, Uji DEA është shndërruar në një nga markat më të besueshme të ujit natyral dhe mineral në Kosovë. Me fabrikën moderne të prodhimit në Gjilan dhe burimin e tij të pastër në malet e Zhegocit, ky brend përfaqëson harmoninë e përkryer mes natyrës së paprekur dhe teknologjisë bashkëkohore.

Çdo pikë e ujit DEA ruan pastërtinë e burimit falë një procesi tërësisht të automatizuar me teknologji gjermane, pa kontakt njerëzor, duke garantuar cilësi, siguri dhe standarde të larta higjienike. Kjo cilësi dëshmohet edhe nga certifikimet ndërkombëtare ISO 22000 dhe HACCP, të cilat e rendisin DEA-n ndër prodhuesit më të avancuar në industrinë e ujit të ambalazhuar.

Besueshmëria e këtij produkti ka kaluar prej kohësh kufijtë e Kosovës. Uji DEA është furnizues zyrtar i bazave të KFOR-it dhe Ushtrisë Amerikane (US ARMY) në Evropë dhe Afrikë, një dëshmi e qartë se cilësia, siguria dhe standardet e tij përmbushin kërkesat më rigoroze ndërkombëtare.

United Hospital

Qoftë në punë, në sport, në udhëtim apo në pushime verore, Uji DEA mbetet shoqëruesi ideal për çdo ditë, duke ofruar freski natyrale, hidratim të shëndetshëm dhe cilësi që ndërtohet mbi besimin e mijëra konsumatorëve.

Uji DEA – Kur temperaturat veç po rriten, t`i qëndro i fokusum e sa ma i freskum. Sepse freskia e vërtetë fillon nga burimi i pastër dhe përfundon në zgjedhjen tuaj të përditshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.