ARKATANA

”Ujë Dea” ndër produktet e pakta në Evropë dhe furnizues i forcave të NATO-s

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Auditorët e ushtrisë Amerikane për mbrojtje dhe siguri të ushqimit në Europë dhe Afrikë inspektuan fabrikën e Ujë Dea. Vlen të theksohet se Ujë Dea është ndër produktet e pakta në Evropë dhe Botë që lejohet të furnizojë me ujë forcat e NATO-s dhe të gjitha bazat amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Auditorët e ushtrisë amerikane inspektuan për herë të dytë gjatë vitit 2017 fabrikën e “Ujë Dea”, me ç’rast panë infrastrukturën dhe zhvillimin e punës e cila bëhet në prodhim.

Kjo vizitë është kryer me qëllim që të shihet mënyra e furnizimit me ujë e cila bëhet në të gjitha bazat amerikane në Evropë dhe Afrikë, si dhe mënyra e trajtimit të ujit të ambalazhuar brenda këtij impianti, ku përfaqësuesit e kompanisë Adea Group, të angazhuar për furnizim me ujë, kanë sqaruar në detaje lidhur me procesin teknologjik të marrjes dhe përpunimit të ujit duke i sjellë në këtë fabrikë tash e dhjetë vite të gjitha standardet e kërkuara nga ushtria amerikane, teksa ata dhanë shpjegime edhe për rritjen e rrjetit të shpërndarjes në Gjermani dhe Zvicër për konsumatorët tanë atje, gjithashtu u përfshi edhe kontrolli i procesit të përcjelljes së ujit deri tek përdoruesit.

Hidromorava

Kjo vizitë pati një rëndësi të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit pasi që, për së afërmi u informuan lidhur me sistemin e furnizimit me ujë dhe me trajtimin e ujë Dea nga ekspertët laboratorik të punësuar nga kompania jonë duke përfshirë infrastrukturën, logjistikën dhe tërë sistemin e fabrikës Dea, e po ashtu u njoftuan edhe me aspektin shoqëror se si zhvillohet puna në atë ambient.

Vlen të theksohet se Ujë Dea është ndër produktet e pakta në Evropë dhe Botë që lejohet të furnizojë me ujë forcat e NATO-s dhe të gjitha bazat amerikane në Evropë dhe Afrikë thuhet në njoftimin e kompanisë “Adea Group”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.