Eko Higjiena

UGJ marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësitë e Universiteteve në SHBA

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në vizitën me karakter bashkëpunimi që po realizon ekipi i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit në SHBA në përbërje: Rektori Arben Dërmaku, Prorektori, Sabri Tahiri, dhe lmi Ramadani, anëtarë i Bordit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me z. Richard Detëeiler, Presidentin e Bashkësisë së Universiteteve dhe Kolegjeve “GREAT LAKES COLLEGES ASSOCIATION” me seli në Ann Arbor Michigan, SHBA.

Mobi Casa

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të ndihmohet Universiteti “Kadri Zeka” nga Gjilani në përmbushjen e misionit përmes lehtësimit dhe lidhjeve midis fakultetit dhe stafit të kolegjeve anëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ofruar këshilla në lidhje me praktikat më të mira në fushën e arsimit dhe administratës, duke inkurajuar lëvizjen e profesorëve dhe studentëve në mesin e institucioneve tona./rajonipress/