UEFA: Shqipëria humb ndeshjen me Serbinë

Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka konfirmuar se Shqipëria ka humbur ndeshjen me Serbinë me rezultat zyrtar 3 me 0, ndërsa serbëve i janë marrë tre pikë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë.
Gjithashtu konfirmohet se dy federatat e futbollit janë dënuar me nga 100 mijë euro.
Palët kanë afat vetëm tre ditë që të apelojnë vendimin.
Arsyetimi i vendimit në formë të shkruar nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s do tu dërgohet federatave brenda pesë ditëve të ardhshme.
© KOHA.net
***
Zyrtare: Serbia fiton me rezultat zyrtar
Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka treguar reagimin e institucionit shqiptar të futbollit në lidhje me vendimin e UEFA-s për takimin Serbi –Shqipëri.
Siç ishte raportuar më parë FSHF-ja do të ndjekë hapa tjerë ligjorë pas këtij vendimi siç e quajnë ata ‘skandaloz’.
“Federata Shqiptare do të ndjekë proceduar e mëtejme. Ne do të ndjekim hapat ligjorë sepse dhunuesi u barazua me ne”, ka thënë Shulku për Oranews.
Avokati i FSHF-së ka treguar se vendimi akoma nuk është arsyetuar mirëpo vetëm u është kumtuar palëve.
Federata serbe e futbollit ka konfirmuar se UEFA ka vendosur që Serbisë t’ia dhurojë fitoren në tavolinë, por pala serbe nuk është e kënaqur për heqjen e tre pikëve për kualifikim në EURO 2016, njofton B92.
Sipas federatës serbe, UEFA ka marrë këto vendime:
Ndeshjen e fiton Serbia me rezultat zyrtar 3 me 0.
Federatës serbe i hiqen tre pikë për kualifikimet për EURO 2016 që do të mbahet në Francë.
Serbia është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e tifozëve.
Federata serbe dënohet me 100 mijë euro.
Federata shqiptare dënohet me 100 mijë euro.
© KOHA.net