GRANDEMALL

UDSH: U shkel marrëveshja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bujanoc- Seanca e thirrur për sot në Kuvendit Komunal me katër pika të rendit të ditës, ishte ftuar nga ish kryetari i KK Bujanocit Hajredin Hyda. Ndryshe, katër pikat e rendit të ditës kishin të bënin me shkarkimin dhe zgjedhjen e kryetarit Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe 2 anëtarëve të Këshillit Komunal.

Unioni Demokratik Shqiptar reagon ndaj këtyre veprimeve të pa dinjitetshme. Sot Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), në krye me Jonuz Musliun shkeli marrëveshjen e arritur më 6 qershor 2012, në mes subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, përkatësisht në mes të UDSH-së, PVD-së dhe LPD-së.

Marrëveshja e përbashkët e 6 qershorit kishte për synim “bashkëveprim politik brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”.

Hidromorava

Shtrohet pyetja: vallë si mundë të mbrohen interesat jetike të popullatës shqiptare duke u bashkuar me faktorin politik serbë, i cili shekuj me radhë në thelb ka shfarosjen e substancës kombëtare shqiptare.

Pikërisht, Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina” i Luginës e trashi akullin duke vulosur fatin e popullatës shqiptare të këtyre hapësirave, duke u bërë paterica e shqip-folësit Nagip Arifi.

Jonuz Musliu me futjen e tij në koalicionin e pushtetit lokal shkeli mbi gjakun e dëshmorëve. Atëherë kur, ane e mbanë trojeve shqiptare përkujtojnë veprën e lavdishme të UÇPMB-së, gjithë sakrificën e popullit shqiptar autokton. Ai u bë servil i politikës ditore, vetëm për qëllim të ruajtjes së interesave të tij personal dhe të klanit të ngushtë thuhet në reagimin e UDSH./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.