UDSH merr pjesë në zgjedhjet e Medvegjës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ftojmë, intelektualët, studentët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo dhe kahdo që gjenden që të ndihmojnë dhe të japin kontributin adekuat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor , gjithnjë duke pasur parasysh interesin kombëtar shqiptar në komunën e Medvegjes.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) me seli në Medvegjë që udhëhiqet nga intelektuali i njohur Rexhep Abazi ka vendosur të dali në zgjedhjet e 24 qershorit që mbahen atje.

“Për komunën e Medvegjes, pas një sërë manipulimesh e keqpërdorimesh, janë shpallur zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 24 qershor të 2012, dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH),-Medvegjë në mbledhjen e kryesisë të mbajtur më 3 qershor 2012 në Bajë të Siarinës, duke pasur parasysh interesin e shqiptarëve që jetojnë dhe duhej të jetonin në komunën e Medvegjës,ka nxjerr vendimin që të merr pjesë në këto zgjedhje.

UDSH fton të gjithë intelektualët, studentët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo dhe kahdo që gjenden që të ndihmojnë dhe të japin kontributin adekuat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor , gjithnjë duke pasur parasysh interesin kombëtar shqiptar në këtë komunë.

Ftojmë faktorët politik shqiptar, pjesëmarrës në zgjedhje për tolerancë , kulturë dhe korrektësi politike, e në veçanti për sjellje demokratike. Ftojmë faktorin politik shqiptarë të Bujanocit e Preshevës për ndihmë dhe përkrahje .Ftojmë faktorin shqiptarë në shtetet shqiptare Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës për ndihmë.

UDSH në veçanti fton shqiptarët e Medvegjës në Medvegjë, në diasporë e të zhvendosur, që të japin kontributin e tyre për të fituar sa më shumë këshilltarë në Kuvendin komunal të Medvegjës. Kjo është në kompetencën, por edhe në përgjegjësinë tonë.Lusim mjetet e informimit ato të shkruara dhe elektronike, pasi që në Medvegë mungojnë, për ndihmë të zhvillimit të një fushate parazgjedhore.

Mobi Casa

UDSH thotë se aktualisht kanë nevojë dhe kërkojnë mbështetje, për tu bërë argat i popullit, në këto nivele:nënshkrimin e listës me 200-300 nënshkrime, për të fituar të drejtën e garimit në zgjedhje,për pjesëmarrje sa më të madhe në ditën e votimit më 24 qershor 2012(ditë e diele).

Që të gjithë votuesit shqiptarë të votojnë vetëm për lista të shqiptarëve.
Programi zgjedhor dhe i veprimit politik të UDSH-së përfshihet në këto fusha:Forcimi ekonomik, politik dhe moral i shqiptarëve që aktualisht jetojnë në komunën e Medvegjës, Shkollimi i të gjithë të rinjve shqiptar në të gjitha nivelet,Krijimi i kushteve për të dëbuarit e viteve 1999-2000 dhe për të gjithë të shpërngulurit para dhe pas kësaj kohe, pavarësisht faktorit i cili i ka vepruar në ato procese.

Rexhep Abazi thotë se gjendemi në një moment të rëndësishëm historik ,por edhe kritik për Medvegjën ,por edhe për proceset e tjera kombëtare e ndërkombëtare.
“Është më se e nevojshme që edhe neve si pjesë e kombit shqiptar e trojeve shqiptare të japim kontributin tonë në këto kohëra e procese. Në veçanti kur kemi parasysh edhe jubileun – 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar”.

Edhe një herë lusim, mirëpresim dhe ftojmë për bashkëpunim kombëtar dhe vëllazëror, për një Medvegjë shqiptare dhe për një jetë më të mirë për të gjithë ata që jetojnë e do të donin të jetonin këtu.

Nënshkrimet për mbështetje të listës në mënyrë të organizuar bëhen në komunën e Medvegjës më 6 e 7 qershor prej orës 9,00 deri ora 15,30, ndërsa në mënyrë individuale për çdo ditë prej ora 8,30 deri më 15,30 në institucionet e komunës.
Transporti nga Republika e Kosovës deri në Medvegjë dhe anasjelltas bëhet gratis, me ndihmën e diasporës shqiptare tha Rexhep Abazi./rajonipress/