Udinese insiston për Behramin

Udinese nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Valon Behrami. Mediat angleze shkruajnë se mesfushori kosovar mund të largohet nga Watfordi këto ditë, për t’u rikthyer në Serie A, përcjell Zëri.
Sipas Sky Sports, klubi nga Premierliga do ta shiste përfaqësuesin zviceran për 4,5 milionë euro. Behrami ka zhvilluar 11 ndeshje me skuadrën e Quique Sánchez Flores këtë edicion. /Zëri/