RCCOLA

Udhëzuesi i Ramazanit për të sëmurët kronikë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Të sëmurët kronikë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe të agjërojnë pa vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Besimtarët musliman në të gjithë botën kanë nisur agjërimin e muajit të Ramazanit. Megjithëse në tërësi agjërimi është shumë i shëndetshëm, personat me disa sëmundje të caktuara duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të agjërojnë me lejen e mjekut.

Të sëmurët kronikë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe të agjërojnë pa vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Si mund të agjërojnë të sëmurët me sëmundje kronike?

Nëse vuani nga një sëmundje kronike duhet të shkoni rregullisht tek mjeku. Të sëmurët me tiroide mund të agjërojnë duke i marrë ilaçet në syfyr dhe sigurisht nën kontrollin e mjekut. Përsa kohë qëndrimi për një kohë të gjatë pa ngrënë dhe pa pirë ujë nuk krijon ndonjë shqetësim tek i sëmuri atëherë ai mund të agjërojë.

Cilët të sëmurë mund të agjërojnë me lejen e mjekut?
diabetikët të cilët përdorin ilaçe orale anti-diabetike për të ulur nivelin e sheqerit apo insulinë

personat me probleme zemre

shtatzënat (veçanërisht 3 muajt e pare ose 3 muajt e fundit)

personat me një nivel sheqeri më të ulët se normalja

Uji Dea

personat me ulçer në stomak apo në zorrë

personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave

i sëmuri që ka kaluar një operacion të vështirë dhe i duhet të ushqehet rregullisht dhe sigurisht personat të cilët mund të përkeqësohen nga agjërimi nuk duhen të agjërojnë, vetëm në rast të lejimit nga ana e mjekut

Nëse nuk ushqeheni mirë gjatë muajit të Ramazanit mund të përballeni me këto sëmundje!

Kapsllëku: mund të haset shpesh. Mundohuni të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar dhe të konsumoni sa më shumë zarzavate dhe fruta, të pini sa më shumë ujë.
Sëmundjet e fshikëzës së tëmthit: mund të shfaqet tek personat më të prirur ndaj kësaj sëmundjeje. Tëmthi merr ngjyrë më të errët pasi qëndron një kohë të gjatë i uritur, minimizohet funksionimi dhe rritet rreziku i krijimit të gurëve të rinj. Veçanërisht nëse konsumoni ushqime shumë të yndyrshme mund të keni dhimbje barku, të vjella dhe përzierje. Pas konsumimit të ushqimeve me shumë yndyrë në iftar mund të shfaqen dhimbje të forta barku dhe infeksione të fshikëzës së tëmthit.

Ulçerë peptike: është një plagë e krijuar në stomak, zorrë e ndonjëherë në ezofag. Dhimbjet janë në trajtën e dhimbjeve të urisë, dhimbje të cilat prishin gjumin e natës, dhimbje barku të kaluara në shpinë, ndjesi djegie, lodhje. Dhimbjet mund të jenë më të forta kur stomaku është bosh, mes vakteve apo pas ushqimit. Mund të zgjasë disa minuta ose disa orë. Gjatë muajit të Ramazanit mund të shfaqen dhe raste të hemorragjisë në stomak prandaj nëse vuani nga ulçera dhe dëshironi të agjëroni bisedoni me mjekun dhe merrni masat e nevojshme.

Sëmundjet e mëlçisë: nëse vuani nga sëmundjet kronike të mëlçisë pike së pari duhet të vizitoheni tek mjeku dhe të veproni sipas këshillave të tij. Të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimit të konsumuar në iftar dhe syfyr, të mos hani në mënyrë të tepruar dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar.

Sëmundjet e pankreasit: nëse vuani nga pankreasi kronik merrni aprovimin e mjekut para se të agjëroni. Nëse gurët e krijuar në fshikëzën e tëmthit kalojnë në kanalin e tëmthit mund të shkaktojnë infeksion në pankreas. Të sëmurët me pankreasit kronik nuk duhet të agjërojnë pa lejen e mjekut dhe të zbatojnë me përpikmëri këshillat e tij.

Dhe në fund nëse vuani nga sëmundje të ezofagut, stomakut, zorrëve, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit apo pankreasit nuk duhet të agjëroni pa kontaktuar mjekun tuaj. Doktori mund të bëjë disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen tuaj apo të bëjë disa ndryshime në kurë. Në këtë mënyrë përcaktohen më mirë mundësia e agjërimit apo jo, gjërat që duhen pasur kujdes kur agjëroni dhe të parandaloni situatat e padëshiruara./Femina