Hidromorava

Udhëtimet e çiftit Blair

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shtëpia Botuese “55” ka nxjerrë në treg librin me kujtime “Të flasësh për vetveten“ nga Cherie Bler, bashkëshortja e ish-kryeministrit anglez, Tony Blair.

“Në punën time si avokate dhe gjyqtare kam folur në emër të njerëzve të tjerë dhe isha ambientuar me faktin se më dëgjonin. Megjithatë, në këtë tjetër jetë, zëri im kishte qenë tërësisht i papërfillshëm. Ndërkohë që kaluam rrugën, e kuptova se nuk i kisha më barrë ato kufizime. Kisha bërë një udhë të gjatë dhe kisha mësuar kaq shumë – kishte ardhur momenti: kështu që vendosa të flas për vetveten.”

Në autobiografinë e saj të shumëpritur, Cherie Blair e shoqëron lexuesin në një udhëtim magjepsës nga gjiri i klasës punëtore të Liverpulit deri në zemër të sistemit ligjor britanik dhe më pas në 10 Downing Street, si bashkëshortja e kryeministrit.

RCCOLA

Gjatë fëmijërisë së saj të pazakontë, Cherie Blair përjetoi një sërë ngjarjesh dramatike. Pasi u braktis nga i ati në moshë të njomë, ajo u rrit nga e ëma dhe gjyshja. Ato rrënjosën tek ajo parime të pastra të drejtësisë dhe ndershmërisë, si edhe shpirtin e paepur dhe humorin unik që shpesh i shërbeu për mirë, por ndonjëherë e futi në telashe.

Edhe pse e para në familje që ndoqi universitetin, Cherie u bë avokate mjaft e suksesshme në një shoqëri që nuk i inkurajonte femrat e klasës punëtore të ushtronin këtë profesion. Kur u njoh dhe ra në dashuri me Tony Blair, as që i kishte shkuar në mendje se jeta e saj do të merrte një drejtim të paparashikuar dhe të jashtëzakonshëm. Në këtë jetë të re, asaj i duhej të luante një rol aspak të lehtë në sytë e publikut. Në librin “Të flasësh për vetveten”, ajo tregon se si ia doli të gërshetonte këtë rol me jetën e saj si nënë dhe avokate.

Duke qenë se përshkruan shumë situata prekëse, tërheqëse, shpeshherë edhe gazmore, rreth një familjeje në rrethana mjaft të veçanta, historia e librit “Të flasësh për vetveten” është po aq e gjallë, e sinqertë dhe pikante sa vetë autorja.