Eko Higjiena

Udhëkryqet e Behgjet Pacollit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re që udhëhiqet nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli, është futur në udhëkryq politik, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Kosovë ku arriti të marrë rreth 40 mijë vota apo rreth 5.5% të votave në nivel vendi. Në komunat ku ndodhet në balotazh, kjo parti ka bërë koalicione për herë të parë me LDK-në, parti që deri tani ka pasur një lloj “averzioni” ndaj AKR-së e cila e dëmtoi rëndë më 2007 dhe e nxori në opozitë.

Analistët politikë e shohin AKR-në si parti që me një riorganizim dhe strukturim, mund të jetë sërish partia që vendos për fituesit e kabinetit të ri qeveritar pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Fundamenti

Aktualisht AKR, edhe pse është në bashkëqeverisje qendrore me PDK-në, mban një pozicion neutral politik. Krerët e këtij subjekti politik ndihen komodë dhe nuk kanë asnjë frikë për pragun elektoral që duhet kaluar për të mbetur pjesë e garniturës parlamentare. Sekretari i përgjithshëm Ibrahim Makolli, ka thënë për Tribunën se AKR tashmë është rikonfirmuar si subjekt i qëndrueshëm në skenën politike.

“Pritjet tona në këto zgjedhje lokale kanë qenë më të mëdha dhe jam shumë i bindur se fuqia e AKR-së është shumë më e madhe sesa rezultati që ka dalë nga këto zgjedhje lokale, kur e kemi parasysh faktorin se ne nuk kemi marrë pjesë në këto zgjedhje në të gjitha komunat”, ka thënë ai. Makolli nuk e ka përjashtuar asnjë bashkëpunim me subjektet tjera në të ardhmen…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.