Udhëheqja e Vitisë e kënaqur me raportin e auditorit të jashtëm
Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë duke folur rreth rëndësisë së këtij raporti në punën e Institucioneve Komunale të Vitisë tha se nëse bëhet një krahasim i raporteve të më hershëm, shihet se ky raport është më pozitiv.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Drejtorëve është diskutuar rreth pasqyrave financiare dhe rreth Raportit të Auditorit të Jashtëm, raport ky i cili nga ana e ekzekutivit është cilësuar si pozitiv pasi në raportin e auditorit të jashtëm janë dhënë vetëm disa rekomandime .
Drejtorët e Drejtorive u zotuan se do të punojnë ngushtë në mes tyre për të inkorporuar rekomandimet e dhëna nga Auditori i Jashtëm me qëllim që sistemi i shfrytëzimit të parasë publike të përmirësohet edhe më tej.
Kryetari i Komunës së Vitisë duke folur rreth rëndësisë së këtij raporti në punën e Institucioneve Komunale të Vitisë tha se nëse bëhet një krahasim i raporteve të më hershëm, ky raport është pozitiv.
Por sipas tij rekomandimet e dhëna duhet të inkorporohen me qëllim që të përmirësohet sistemi i shfrytëzimit të parasë publike dhe atë duke respektuar ligjet në fuqi. “Sipas mendimit tim ka vend për përmirësime edhe pse nëse këtë raport e krahasojmë me vitet e shkuara është më i mirë, gjithashtu ky raport nuk paraqet as rrezikueshmerinë e mesme e as të lartë” u shpreh Arifi.
Arifi ka ftuar Komisionin e auditimit brenda Kuvendit Komunal që ta analizoj këtë raport dhe të jep një vlerësim profesional lidhur me këtë. Ndërsa Kryetarja e Komisionit të Auditimit Kadire Ukshini theksoi se ky komision nuk ka qenë shumë aktiv dhe atë sipas saj për arsyeje të ndryshme ,si mungesa e mjeteve financiare, mungesa e kohës nga ana e anëtarëve etj.
Ajo ju bëri thirrje drejtorëve që t`i marrin parasysh këto rekomandime pasi këto janë në interes të qytetarëve, por edhe të gjithë Komunës në përgjithësi. Drejtori i Ekonomisë dhe Financave Islam Jashari dhe Auditori i Brendshëm Fevzi Mehmeti sugjeruan që komuna të bëjë një plan veprimi me qëllim që të implementohen rekomandimet e dhëna duke arsyetuar propozimin e tyre se kjo përmirëson sistemin e shfrytëzimit të parasë publike të qytetarëve dhe njëherit është edhe obligim që buron nga ligji.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi së bashku me stafin e tij shqyrtuan rekomandimet e dhëna duke shikuar mundësitë e inkorporimit të këtyre rekomandimeve. /rajonipress/