Udhëheqja e PDK-së mbështet degën e Gjilanit për rikthim në qeverisjen lokale
Gjilan – Përkrahja qytetare për rikthimin e PDK-së në qeverisjen lokale në Gjilan, që vjen si rezultat i pakënaqësisë me qeverisjen aktuale dhe projektet e mbetura pezull, janë një obligim që PDK do ta përmbush me rilegjitimimin e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të degës në Gjilan, kanë pritur sot në një takim pune përfaqësues të udhëheqjes qendrore të partisë, në kuadër të mobilizimit të strukturave për rikthimin e pushtetit lokal në Gjilan.
Përkrahja qytetare për rikthimin e PDK-së në qeverisjen lokale në Gjilan, që vjen si rezultat i pakënaqësisë me qeverisjen aktuale dhe projektet e mbetura pezull, janë një obligim që PDK do ta përmbush me rilegjitimimin e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Agim Çeku, Fehmi Mujota, Uran Ismajli, Basri Musmurati, Flora Brovina dhe Bajrush Xhemajli nga udhëheqja qendrore e partisë, të cilët kanë paraqitur mbështetjen e kryesisë qendrore për ta rikthyer qeverisjen e munguar në Gjilan, janë njoftuar me aktivitetin e degës së PDK-së në Gjilan, me platformën e kryetarit të degës Zenun Pajazitit dhe reformat strukturore, për përzgjedhjen e ekipit fitues për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përfaqësuesit e qendrës u njoftuan për takimet e rregullta të degës qe po mbahen me nëndegë dhe anëtarësi të gjerë, si dhe me aderues të rinj në parti, me intelektualë dhe ndërmarrës, të cilët po kërkojnë rikthimin e qeverisjes së PDK-së në Gjilan thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/


