ARKATANA

UÇK mund të rimobilizohet!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka deklaruar se tensionet në Maqedoni janë pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i ngulfatur më pas shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike.

Shaqiri ka thënë për ‘Tribuna Shqiptare”, se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këto konspiracione.

Ai poashtu ka thënë se ndihet i çuditur nga fakti që politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagojnë në këtë situatë.

Fundamenti

Shaqiri ka thënë se situata në Maqedoni ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që nëse vazhdojnë provokimet, të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.

“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.