UBT

UÇK-ja, Gjykata Speciale, Hashim Thaçi dhe babai i tij i sëmurë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Shefik Sadiku – Ardhja e papritur, për opinionin e gjërë, dje në QKUK e Hashim Thaçit për ta vizituar babain e tij të sëmurë prej shumë ditësh, ka ngjallur vëmendjen e qytetarëve të Kosovës.

Nga moria e madhe e opinioneve, shkrimeve, komenteve e hamendësive që, kanë qenë edhe admiruese edhe fyese për të, dy kanë marrë vëmendjen e madhe në shkrime, komente, në media, portale e rrjete sociale: Përcjellja e tij me masa të mëdha të sigurisë dhe qëndrimi, sjellja dhe përshëndetja e Hashim Thaçit nga qytetarët dhe përshëndetja e tij për qytetarët.

Numri shumë i madh i policëve dhe i automjeteve të Eulexit për përcjelljen e tij, me të drejtë, ka nxitur indinjatën e qytetarëve tanë, sepse me faktin se Hashim Thaçi nga pozita e Presidentit të vendit i është dorëzuar vullnetarisht Prokurorisë së Gjykatës Speciale, është fakt i pakontestueshëm se ai as nuk ka tentuar e as nuk tenton tani të ik apo të largohet nga drejtësia.

Përkundrazi ai ka dhënë prova se do të punojë me drejtësinë për ta zbardhur deri në fund pretendimin e Raportit të Dik Martit, se gjoja UÇK-ja ta trafikuar organe të serbëve të zënë robër gjatë luftës për çka u themelua kjo Gjykatë. Përcjellja, krejt e panevojshme e vizitës së tij te babai i sëmurë me masa kaq të mëdha të sigurisë, përqon mesazhin e keq te populli shqiptar i Kosovës se, gjoja të tjerët mund ta kenë opinion të keq për luftën e shqiptarëve kosovarë dhe të UÇK-së.

ARKATANA

Thjesht prania e kaq shumë policëve, vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, te njerëzit asocon se gjoja bëhet fjalë për një “ kriminel” të rrezikshëm që tenton t’i ik drejtësisë, kurse të gjithë e dimë të vërtetën se ai u dorëzua te organet e drejtësisë pa nevojën e pjesëmarrjes qoftë edhe të një polici të vetëm.

Sjellja e Hashim Thaçit në ecjen drejt dhomës ku ishte i shtrirë babai i tij dhe dalja e tij nga dhoma e babait të sëmurë, flet për karakterin e tij të përhershëm.

Ai gjithnjë dhe nga të gjitha postet institucionale që ka kryer, ka pasur të njëjtën përshëndetje me publikun: kryet lart, trupin drejt, shikimin përpara, buzëqeshjen konstante; as të tepërt as krejtësisht të munguar, dorën herë drejt zemrës e herë të shtrirë ndaj masës, gishtin të ngritur, të njëjtat gjeste të trupit i pati edhe dje ndonëse nga pozita krejt të ndryshme.

Duke mos dhënë asnjë gram të opinionit tim pro apo kundër tij, po përfundoj duke cituar gazetarin Vehbi Kajtazi, i cili dje tha:” Hashim Thaçin ose mund ta duash ose mund ta urresh, për Hashim Thaçin nuk mund të qëndrosh indiferent”!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.