FIDANISHTJA

UBT rangohet sërish në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

UBT po vazhdon sukseset në arenën ndërkombëtare duke ngritur imazhin e Kosovës gjithandej botës, kësaj radhe duke u ranguar në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real, nga platforma WURI, pas rangimit në vendin e gjashtë në botë që kjo e fundit i ka bërë UBT-së për Revolucionin e Katërt Industrial.

UBT është ranguar në disa kategori për rolin e jashtëzakonshëm inovativ në ndërmarrësi, menaxhim të krizave, vlera të etikës, aplikimin industrial, kategorinë e mobilitetit, si dhe në kategorinë e Revolucionit të Katërt Industrial.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Universiteti për Biznes dhe Teknologji – UBT është përzgjedhur si një nga universitetet më inovative në mesin e universiteteve botërore për impakt real (WURI) për vitin 2022”, thuhet në letrën e drejtorit themelues të WURI Ranking, Hwy-chang MOON, drejtuar rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

UBT në këtë rangim është renditur në vendin e gjatë në botë në kategorinë e Implementimit të Revolucionit të Katërt Industrial. Këtë rangim UBT e ka arritur pasi ka dëshmuar rezultate konkrete pozitive në implementimin e qasjes inovative dhe platformave më inovative digjitale në aktivitetet e përditshme edukative, hulumtuese dhe zhvillimore të saj. Në këtë kontekst, UBT ka ofruar një shembull të mirë të implementimit të digjitalizimit të plotë të sistemit të edukimit dhe hulumtimit, implementimin e koncepteve Society 5.0, University 4.0 dhe Classroom 3.0, integrimit të AVR në aktivitetet e saj të përditshme, si dhe fillimin e përdorimit të teknologjisë 5G. Të gjitha këto platforma dhe instrumente UBT i implementon në kuadër të iniciativës Small-Scale Smart Ecosystem.

Në kategorinë e Ndërmarrësisë në të cilën UBT është renditur në mesin e top 100 universiteteve në botë, UBT është vlerësuar për iniciativat dhe implementimin e praktikave të ndryshme të cilat ndihmojmë programet e studimit edhe në fushën e ndërmarrësisë.

FIDANISHTJA

UBT është vlerësuar në kategorinë për vlerat etike për kontributin e tij me impakt real në shoqëri, vlerësuar specifikisht për iniciativat dhe projektet konkrete me impakt të gjerë socio-ekonomik dhe infrastrukturor, të tilla si Smart City, platforma për grumbullimin dhe shpërndarjen e punëve shkencore që bëhen në Kosovë, si dhe për ofrimin e ndihmës konkrete profesionale ndaj institucioneve publike qendrore dhe lokale.

Në kategorinë e mobilitetit të studentëve, UBT është vlerësuar për punën e bërë si për studentët që vijnë në UBT, njashtu edhe për ata që shkojnë në universitetet e tjera, bazuar në objektivat e ndërkombëtarizimit brenda dhe jashtë vendit. Bazuar në praktikat institucionale, UBT vazhdimisht ka punuar në ndërkombëtarizimin e programeve dhe kurrikulave, duke përdorur mjete ose qasje digjitale të të mësuarit, duke rritur numrin e programeve të studimit në gjuhën angleze, numrin e studimeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, si dhe në të njëjtën kohë duke ngritur numrin e studentëve ndërkombëtar.

Për kategorinë e Menaxhimit të Krizave, UBT është vlerësuar në mënyrë specifike për qasjen dhe menaxhimin e krizave që vijnë si rezultat i zhvillimeve dhe rrethanave të krijuara jashtë institucionit të tilla si kriza globale dhe kriza kombëtare.

Suksesi i UBT-së në WURI 2022, vjen pas rangimit në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education, kështu duke u bërë institucioni më i suksesshëm në rajon, por edhe duke e ngritur nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.