Uji Dea

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, prof. dr. Kseanela Sotirofski.

Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, UBT dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, do të shtrijnë bashkëpunimin në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe kulturore.

Ndër të tjera, ky bashkëpunim mes UBT-së dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, parasheh edhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta me interes për të dyja palët.

UBT

Rektori Hajrizi dhe rektorja Sotirofski, në këtë takim ndanë përvojat dhe eksperiencat e tyre në kuadër të diplomave të përbashkëta dhe partneriteteve me institucione ndërkombëtare partnere, duke luajtur kështu një rol kyç në ndërkombëtarizimin e arsimit.

Bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” nuk ka munguar, pasi që UBT është partner me këtë institucion të arsimit të lartë edhe në disa projekte të tjera të përbashkëta, si dhe rrjeta të universiteteve në Evropë dhe Ballkan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.