FITORJA

UBT – lider i arsimit privat në Kosovë dhe rajon për nga renditja në Webometrics

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

UBT është renditur sërish institucioni i parë i arsimit të lartë privat në rangimin e fundit të universiteteve sipas numrit të citimeve të publikimeve të stafit, bazuar në profilet e tyre në “Google Scholar” nga platforma “Webometrics”.

Ky sukses dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të UBT – së për të promovuar cilësinë akademike dhe kërkimore në Kosovë dhe më gjerë.

Në këtë ranglistë, UBT renditet menjëherë pas Universitetit të Prishtinës (UP) për nga numri i citimeve të publikimeve të stafit akademik. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm që konfirmon pozitën udhëheqëse të UBT-së në sektorin privat të arsimit të lartë.

Në periudhën janar – korrik 2024, UBT ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 1465 citimesh.

Ky rezultat është një dëshmi e përkushtimit të stafit akademik të UBT – së ndaj kërkimit shkencor dhe publikimeve cilësore. Citimet janë një tregues i rëndësishëm i ndikimit të punës kërkimore, dhe rritja e numrit të citimeve reflekton cilësinë dhe rëndësinë e punimeve të publikuara nga akademikët e UBT-së.

FIDANISHTJA

Platforma “Webometrics”, e cila është një projekt i Cybermetrics Lab, pjesë e Këshillit Kombëtar Kërkimor të Spanjës, ofron një vlerësim të gjerë të institucioneve të arsimit të lartë në mbarë botën, duke përdorur një sërë kriteresh, përfshirë numrin e citimeve në “Google Scholar”.

Modeli i ndjekur për kategorinë e transparencës bazohet në mbledhjen e citimeve nga 310 profilet publike të autorëve më të cituar, duke përjashtuar 20 të parët. Kjo metodë siguron një përfaqësim të drejtë dhe të balancuar të ndikimit akademik të institucioneve të ndryshme.

UBT vazhdon të investojë në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe në mbështetjen e stafit akademik për të publikuar punime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.

UBT mbetet e përkushtuar për të avancuar më tej në renditjen ndërkombëtare dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit në Kosovë dhe rajon.

Me angazhimin e vazhdueshëm të stafit dhe studentëve, UBT synon të vazhdojë të jetë një qendër ekselence akademike dhe kërkimore, duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.