UBT

UBT-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHKÇAK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Me qëllim të zhvillimit të programeve të përbashkëta, shkëmbimin akademik dhe certifikime, në ambientet e UBT, të hënën është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, (SHKÇAK).

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, në mes të këtyre dy institucioneve, Presidenti i UBT-së, Edmond Hjarizi, i shoqëruar nga Drejtori i Financave, Selman Berisha, së bashku me delegacionin e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin, Kryetari i Këshillit të SHKÇAK, Fahri Breznica, Drejtoresha Ekzekutive, Ardiana Bunjaku dhe Edona Perjuci – Uka, Arbër Hoti, Art Navakazi, etj, para profesorëve dhe studentëve të UBT-së prezantuan marrëveshjen e nënshkruar.

“UBT dhe SHKÇAK pajtohen që të zhvillojnë programe bashkëpunimi, shkëmbimi akademik dhe certifikime, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë Certifikimin Teknik të Kontabilitetit në SHKÇAK”, ka theksuar presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi.

FIDANISHTJA

Ndërkaq delegacioni i SHKÇAK, para të pranishmëve është shprehur i kënaqur me të arriturat e UBT-së, me theks të veçantë programet e studimit nga fusha e ekonomisë, me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve. Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe SHKÇAK, ka filluar më herët nëpërmjet realizimit të projekteve të ndryshme për shkëmbim të studentëve dhe stafit.

Kryetari i Këshillit të SHKÇAK, Fahri Breznica, përveç tjerave të pranishmit i ka njoftuar edhe me objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që ky institucion do t’i ketë në periudhën vijuese konform planit të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.