Hidromorava

UBT i bashkohet rrjetit të 153 universiteteve nga 25 shtete të ndryshme të anëtarësuara në UNIMED

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vazhdën e shumë anëtarësimeve në organizata dhe institucione ndërkombëtare të arsimit dhe jo vetëm, UBT së fundmi i është bashkuar rrjetit të 153 universiteteve nga 25 shtete të ndryshme të botës, si anëtari më i ri i Unionit të Universiteteve Mesdhetare (UNIMED – Mediterranean Universities Union).

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me rastin e anëtarësimit të UBT-së në Unionin e Universiteteve Mesdhetare të cilat vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, ka thënë se institucioni të cilin ai e udhëheq fuqishëm po dëshmon promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në organizata të ndryshme të arsimit dhe shkencës.“Anëtarësimi i UBT-së në Unionin e Universiteteve Mesdhetare – UNIMED, është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, mbi të gjitha për Kosovën. Kjo pasiqë përmes këtij anëtarësimi po dëshmohet se Kosova ka mekanizma dhe se UBT ka cilësinë e nevojshme për të qenë krahë institucioneve më prestigjioze evropiane mesdhetare”, ka thënë rektori Hajrizi.

GRANDEMALL

Ky anëtarësim mundëson bashkëpunimin e UBT-së me institucione dhe universitete të tjera në fusha të ndryshme në zonën euro-mesdhetare, duke përfshirë fushën shkencore, kulturore, sociale dhe ekonomike.Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED – Mediterranean Universities Union) i themeluar që nga vitet e 90-ta, numëron mbi 150 universitete nga 24 vende të ndryshme të Evropës dhe Mesdheut, e që ka për synim kërkimin dhe edukimin universitar në zonën euro-mesdhetare për të kontribuar në bashkëpunimin shkencor, kulturor, social dhe ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.