ARKATANA

UBT dhe Konsorciumi i Spitaleve Gjermane krijojnë mundësi punësimi për studentët e infermierisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi zyrtarisht po qëndron në Gjemani me ftesë të përfaqësuesve të Konsorciumit të Spitaleve Gjermane, më të cilët po takohet për të prezantuar mundësitë e bashkëpunimit që studentët të integrohen në tregun ndërkombëtarë të punës në fushën e mjekësisë.

Studentët e fakulteteve të mjekësisë në UBT, me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Konsorciumin e Spitaleve Gjermane, përveç që do të bëjnë praktikë në këto institucione, atyre u ofrohet edhe mundësi e punësimit në spitale e qendra ambulatore gjermane, njëherësh të kryejnë edhe trajnime profesionale.

Mobi Casa

UBT ka të hapur qendrën më të madhe të inovacionit për mjekësi në Kosovë, andaj, kjo ka shtyrë edhe KSGJ-në që të ofrojë bashkëpunim sepse UBT shihet si model i së ardhmes për mjekësi.

Qendra e inovacionit për mjekësi në UBT ka mbi 80 laboratorë me standarde evropiane për të gjitha fushat e shëndetësisë: Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Infermieri, Kirurgji, Interno, Pediatri, Psikiatri, Biokimi, Mikrobiologji dhe shumë të tjera. UBT ka përvojën më të mirë për bashkëpunim në rrafshin ndërkombëtarë duke përfshirë edhe shtetin e Gjermanisë, sepse posedon edhe Institutin e Gjuhëve të huaja në të cilën ofrohet edhe gjuha gjermane./rajonipress/