UBT

UBT dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e platformës “Smart City” dhe aplikacionit online për leje ndërtimore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komunave të Kosovës që kanë lidhur bashkëpunim me UBT-në për krijimin e platformës Smart City dhe aplikacionit online për leje ndërtimore i është shtuar edhe Komuna e Gjilanit.

Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për implementimin e projekteve për platformën dhe aplikacionin që synojnë ta orientojnë Gjilanin drejt konceptit të zhvillimit të mençur dhe të qëndrueshëm.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, duke thënë se me këtë bashkëpunim qyteti i Gjilanit do të përfitojë një strategji dhe qasje inovative ndaj problemeve lokale.

“Këto marrëveshje do të kontribuojnë shumë në qasjen dhe strategjinë që do ta ketë qyteti i Gjilanit në të ardhmen ndaj problemeve lokale dhe mënyrën se si do të duhet zgjidhur ato”, ka thënë rektori Hajrizi.

Mobi Casa

Së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, ata kanë diskutuar rreth zhvillimit të mençur dhe të qëndrueshëm hapësinor, urban, socio-ekonomik dhe infrastrukturor.

Projektet synojnë që të përgatisin dhe komunikojnë strategji gjithëpërfshirëse të qyteteve të mençura, të cilat do t’u sigurojnë qyteteve të Kosovës qasje inovative ndaj problemeve të komunitetit, si dhe do të ndihmojnë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor dhe urban.

Ndërsa kryetari Haziri ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për konkretizimin e këtyre dy projekteve si dhe ka theksuar nevojën dhe gatishmërinë e komunës për bashkëpunime tjera konkrete me UBT-në.

Të dy projektet UBT do t’i realizojë përmes Institutit për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.