UBT

Ua jep me qira banesën e njëjtë njëzet personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një burrë ka dhënë me qira banesën e njëjtë për rreth njëzet persona të ndryshëm në Gjenevë. Ai është arrestuar të martën nga policia kantonale. 35-vjeçari ka arritur të fitojë afro 63.000 franga.

Njeriu që aktualisht banon në kantonin e Vaud-it jepte me qira një apartament që i takonte në qytetin e Gjenevës dhe kërkonte nga të interesuarit që të paguajnë paraprakisht qiranë apo shuma parash për depozit. Ai arrinte të gjejë viktimat e tij nëpër faqet e internetit, siç janë anibis.ch e glocals.ch, tregoi policia kantonale në një deklaratë.

Vështirësitë financiare

Hidromorava

I akuzuari ka shpjeguar veprimet e tij, duke treguar se ai kishte vështirësi financiare. Ai u arrestua të martën, ndërsa ishte duke i bërë vizitën e apartamentit një personi që dëshironte po ashtu ta mashtronte. Banesa në fjalë ishte e zbrazët, gjë që lehtësonte punën e mashtruesit.

I pandehuri kishte vendosur të japë me qira banesën e tij në dhjetor 2011, për të filluar aktivitetin e tij në shkurt 2012. Policia kishte filluar hetimet për shkak të ankesave që arritën në korrik.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.