ARKATANA

U ndanë 67 motokultivatorë për bujqit vitias

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, kanë bërë sot shpërndarjen e 67 motokultivatorëve me freza dhe kosa.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtyre pajisjeve për përfituesit, tha se këto pajisje janë edhe një shtytje më shumë për fermerët që merren çoftë me prodhimtarinë e perimekulturës, po ashtu edhe pemëtarisë, pasi që përmes këtyre pajisjeve do ta kenë më lehtë kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë kualitative edhe për konkurrencën e tregut.

Mobi Casa

Ai tha se do t`i shikojnë të gjitha mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjeve të fermerëve vitias.

Në anën tjetër drejtori i bujqësisë Naim Pira, ka bërë të ditur se kjo drejtori do të vazhdojë t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.