ARKATANA

U miratua Rezoluta për Luginën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Ligjvënësit e Kosovës miratuan sot Rezolutën me të cilën u jepet mbështetje shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përpjekjet e tyre për realizimin e të drejtave që u përkasin në përputhje me konventat ndërkombëtare. Për tekstin e Rezolutës votuan 74 nga 78 deputetët e pranishëm në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, kurse katër ishin kundër.

Rezoluta ishte shtyrë për seancën e sotshme nga mbledhja e kaluar, kur mungoi numri i nevojshëm i deputetëve për ta fuqizuar këtë dokument domethënës, që shkaktoi dëshpërim ndër bashkëkombësit tanë Luginës.

Mobi Casa

Me Rezolutë Haziri ka kërkuar nga Kuvendi që të obligojë Qeverinë e Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tyre në Luginë dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje.

Po ashtu kërkohet që të rritet edhe bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësueseve të shqiptareve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në përputhje me vullnetin e shprehur në referendum për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovë. Ndër të tjera kërkohen lehtësira për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, në dyshtetësinë, shkollimin, njohjen e diplomave.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.