KKVITI

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës” ka mbushur përplot sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Kjo ngjarje kulturore është organizuar në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në bashkëpunim me Organizatën Kulturore “Thesari”, që drejtohet nga drejtoresha Arife Kastrati.

Ky festival ka karakter garues, kurse çmimet për më të mirët do të jepen nga Gala Mbrëmjen, që organizohet në përmbyllje të “Flakës…”. Këngët që janë interpretuar do të vlerësohen nga juria profesionale, e cila ishte në përbërje: Dëfrim Behluli, profesor e kompozitor, Armend Ramadani, profesor në Shkollën e Muzikës në Gjilan dhe Shqipe Spahiu, kryeredaktore e programit të fëmijëve në Televizionin e Kosovës.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të këtij festivali ka theksuar se ndjehet i gëzuar që është në mesin e fëmijëve dhe ky është viti i dytë me radhë që
merr pjesë në këtë festival, që e cilësoi si shtyllën e pestë, apo më te renë të “Flakës së Janarit”. “Sot performojnë të rinjtë, fëmijët, ata më të vegjlit, ndaj u uroj ditë shumë të mirë e ne do të kënaqemi me performancën e juaj”, tha Hyseni.

Në pjesën garuese janë paraqitur solistët dhe grupet: Norma Haliti – “Festa e Janarit”, Olza Hashani – “Heroi”, Kenza Ismajli – “Xhamadani vija-vija”, Alena Gjota – “A vritet pafajësia”, Aron Musliu – “Vendi im”, Ansambli i Flauteve në përbërje Rita Dubova dhe Ledian Azizi – “Moj e bukura more”.

Hidromorava

Kosovës i ka kënduar e reja Erta Hasani, këngën “Babi pse brengosesh” e kënduan Ledin dhe Driarta Azizi, kurse këngën “Drenica e ime” e ka kënduar Nida Ajeti.

Një baladë për heroin Adem Jaashari e ka paraqitur grupi “Kromatika”, Këngën “Alfabeti shqip” e interpretoi Kori i Fëmijëve “Thesari”, kurse këngën “Sindorela” e interpretoi Sibora Bytyqi.

Me këngën “Vendi i im” u paraqiten Rita dhe Robert Rexhepi, këngën e mirënjohur të Sabri Fejzullahut “Pranverë në Prishtinë” e këndoi Erta Beka, kurse këngën “Për ty Kosovë” e interpretuan Kledi dhe Klodian Duraj. Heroit Agim Ramadani i këndoi Demush Sejdiu, Olza Hashani u paraqit me këngën “Morra fjalë”, kurse Erina Ajeti u paraqit me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”, ka vazhduar me këngën “Ushtria Çlirimtare” nga Elma Kastrati, Aksa Hasani – “ Baresha”, kurse Festivali është përmbyllur me “Vallen e Rugovës” nga Grupi i Valltarëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.