U mbajt dëgjimi buxhetor në Pozheran, banorët kërkojnë investime në shumë sfera
Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot dëgjimin e radhës buxhetor dhe atë me banorët e Pozheranit. Gjatë këtij takimi zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i ka njoftuar atë rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2026 dhe të projeksioneve për vitet 2027 dhe 2028.
Ndërkaq një paraqitje më të detajuar të propozim buxhetit e bëri drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.
Në emër të Pozheranit një fjalë rasti e mbajti edhe Koordinatori i këtij vendbanimi, Ilir Zuka.
Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë propozimet e tyre për investime.
Këto ishin disa nga kërkesat e parashtruara:
- Sigurimi i transportit publik
- Sigurimi i transportit publik falas për nxënësit e shkollës së mesme.
- Rregullimi i parkingut të shkolla fillore.
- Inventarizimi i shkollës fillore.
-Vendosja e perdeve në klasat e shkollave fillore. - Vendosja e kamerave të sigurisë në shkollën fillore.
- Rregullimi i fushës sportive shkollore.
- Rregullimi i trotuarit në rrugën ” Saqip Korrani”.
- Vendosja e sistemit solar në shkollën e mesme.
- Ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumë dhe përroska.
- Kyçjen dhe rregullimin e kanalizimit në pjesët e mbetura.
- Rregullimi i trotuarit të stadiumi ” Ibrahim Kurteshi”.
- Rregullimi i tribunave në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi”.
- Asfaltimi i trotuarit në stadiumin ” Ibrahim Kurteshi” dhe të shenjëzohet rruga.
- Rregullimi i trotuarit në lagjen ” Alidema”.
- Rregullimi i rrugës bujqësore ” Jezava”.
- Asfaltimi i të gjitha rrugëve të mbetura.
– Restaurimi dhe rikonstruimi i sheshit. - Të këtë më shumë hapësira gjelbëruese dhe kënd të lojërave në shesh.
- Restaurimi i trotuarit në rrugën kryesore.
- Të shikohen mundësitë të intervenohet në rrugën kryesore edhe pse në përgjegjësi të nivelit lokal. -Vendosjen e vend pritjeve për autobusë në lagjet e ndryshme.
- Drenazhimi dhe vendosja e rrethojave në varrezat.
Përndryshe gjatë javës në vijim komuna e Vitisë do të mbaj edhe disa dëgjime buxhetore./rajonipress/



