RCCOLA

U mbajt aksioni i pastrimit përgjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

/ 1 minutë lexim

Viti – Një aksion për pastrimin e ambientit është zhvilluar sot në mesditë, ku pjesë e këtij aktiviteti kryesisht ishin maturantët e shkollave të mesme të Vitisë, e që u mbështet edhe nga Institucionet komunale, konkretisht drejtoritë komunale, policia, pjesëtarët e KFOR-it, Kompania Eco-Higjiena, kompani të tjera të pastrimit etj.

Pjesë e këtij aksioni ishin edhe kryetari i komunës Sokol Haliti e përgjegjësja e projektit Sadete Kastrati. Rreth këtij aktiviteti folën kryetari Haliti, si dhe Sadije Lutfiu -ndërlidhëse e komunitetit për të rinjë të komunës së Vitisë, që kanë qenë iniciatorë të projektit “Up to Youth”.

Eco Higjiena

Aksioni i pastrimit ka filluar prej kompleksit të shkollave të mesme në Viti, për të vazhduar rreth Lumit Morava e deri në fshatin Binqë.

Përndryshe, projekti që u realizua sot është financuar nga USAID-i amerikan dhe është mbështetur edhe nga Institucionet komunale./rajonipress/