Uji Dea

U largua si një legjendë e klubit, Arteta i dedikon fjalët emocionuese Granit Xhakës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenali është përshëndetur në mënyrë emocionale me Granit Xhakën, pas shtatë vitesh të kaluara së bashku, pasi mesfushori shqiptar do ta vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.

Ai për Arsenalin ka luajtur 297 ndeshje, ndërsa shënoi 23 gola dhe bëri 29 asistime.

Arsenali ka publikuar një video të bukur të Xhakës në rrjetet sociale, ndërkohë ueb faqja zyrtare e klubit londinez po ashtu publikoi një shkrim të gjatë.

ARKATANA

“Po i themi lamtumirë një lojtari fantastik dhe një personi të dashur për të gjithë ne. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dhe ai ka dhënë absolutisht çdo gjë për këtë klub. Ndikimi që Graniti ka pasur te bashkëlojtarët në fushë dhe kolegët në klub dëshmon se sa i popullarizuar ishte.

Nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm Granitin për shërbimin dhe kontributin e tij për klubin përgjatë viteve. Ne i dëshirojmë Granitit dhe familjes së tij çdo të mirë në periudhën e ardhshme në jetën e tyre”, ka thënë Arteta.

Granit Xhaka ishte një lojtar i urryer për tifozerinë e Arsenalit, por me punë, seriozitet dhe përkushtim, mesfushori shqiptar u rikthye në formën e tij më të mirë duke u bërë jo vetëm lojtari më themelor i skuadrës, por edhe në idhullin e tifozerisë që deri dje nuk e donte në klub./h.ll/abcnews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.