FIDANISHTJA

U inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kioskut në Pozheran

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Pozheran të mërkurën është inauguruar edhe zyrtarisht projekti i E-Kioskut, me që rast në mbështetje të Programit USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP-së), Institucionet Komunale të Vitisë, organizuan ceremoninë e lansimit në mënyrë zyrtare të kësaj e-kioske të parë, të gjeneratës së dytë në Kosovë.

Kjo E-kioskë ofron certifikata të pronësisë dhe deklarata të tatimit në pronë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, siç janë certifikatat e lindjes dhe certifikatat e martesës.

Zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, folën në këtë aktivitet, i cili u hap nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti përmendi përparësitë që do ti kenë jo vetëm qytetarët e Pozheranit, por edhe të vendbanimeve tjera të komunës së Vitisë, pasi që pa humbur shumë kohë, mund të pajisen me dokumentet e nevojshme.

Haliti, duke shpreh mirënjohje për realizimin e këtij projekti, ka falënderuar USAID-in edhe për projektet tjera të realizuara në komunën e Vitisë, duke premtuar një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Uji Dea

Në këtë ngjarje pati edhe një tendë informative për qytetarët lidhur me çështjet e të drejtave pronësore, ku qytetarët mund të bënin pyetje dhe t’i merrnin broshurat informative të PRP-së. Udhëzime për përdorimin e e-kioskës elektronike u dhanë në vendngjarje.

Projektet e mëparshme të USAID-it kanë vendosur e-kioska në një numër të komunave të Kosovës, të cilat ua mundësojnë qytetarëve që t’i marrin dokumentet e gjendjes civile. Pas zhvillimit të suksesshëm të këtij prototipi, PRP-ja do t’i avancojë kioskat e tjera në Kosovë për t’ua mundësuar atyre që t’i ofrojnë këto shërbime shtesë.

Këto veçori shtesë kërkojnë që kioska elektronike të jetë e lidhur me sistemet informative të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe të Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave. Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it është program pesëvjeçar që realizohet nga Tetra Tech dhe që synon t’i trajtojë sfidat e të drejtave pronësore në Kosovë duke bërë avokim publik për ta ngritur vetëdijen dhe për t’i ndryshuar qëndrimet në Kosovë për të drejtën e grave në posedim dhe përdorim të pronës, duke e mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore; duke e përmirësuar shqyrtimin e kërkesave pronësore, si dhe duke punuar me komunat për t’i përmirësuar shërbimet e tyre për qytetarë, për t’ua mundësuar atyre që të drejtat pronësore të tyre t’i ushtrojnë më lehtë dhe në mënyrë më efektive.

Shiritin e inaugurimit të këtij projekti e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, zv. drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.