KD-gjilan

U ikin tatimeve në mungesë të ligjit për fetë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bashkësitë fetare në Kosovë kanë mirëkuptim dhe respekt për njëra-tjetrën. Por, komunitetet fetare nuk e kanë të rregulluar me ligj mënyrën e të funksionuarit, sado që Kushtetuta e definon Kosovën si një vend laik fetar.

Prijës fetarë në Kosovë, janë të brengosur për vonesat që po i bëhen ligjit të feve nga Kuvendi i Kosovës. Ky ligj është hartuar nga zyra e kryeministrit, ishte parapare të hidhej për votim në Kuvend në fund të vitit të kaluar, respektivisht në fillim të vitit 2013.

Resul Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë se në periudhën pas luftës e deri më sot, bashkësitë fetare në Kosovë nuk e kanë të rregulluar pozitën juridike.

FIDANISHTJA

Sipas tij, zyra ligjore e kryeministrit ka mbi dy vjet që ka përgatitur një projektligj për ndryshim dhe plotësimin e ligjit mbi lirinë fetare, e ku është paraparë edhe rregullimi i pozitës juridike të bashkësive fetare.

Por, ky ligj akoma nuk ka dalë në Kuvend për t’u diskutuar (Tribuna).