FITORJA

U hetua 4 për qind e policisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës gjatë vitit 2013 ka numëruar 8458 punonjës. Prej tyre, 328 kanë qenë subjekt i hetimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Ose ndryshe, 4 % e tërë punonjësve të Policisë, kanë qenë nën hetime si të dyshuar për vepra të ndryshme.

Sidoqoftë, gjatë vitit 2013 janë 33 punonjës të Policisë më pak të hetuar se në vitin 2012. Këto të dhëna dhe shumë të tjera të trajtuara rast pas rasti, janë përmbledhur nga IPK-ja në një raport vjetor. Ky dokument u publikua të premten.

Sipas raportit, del se gjatë vitit 2013, IPK-ja ka hetuar 39 zyrtarë të graduar, prej tyre 1 kolonel, 2 nënkolonel, 3 kapiten, 11 toger, 22 rreshter, 273 zyrtarë policor si dhe 16 punonjës nga stafi civil.

Hidromorava

Për periudhën janar-dhjetor 2013, nëpërmjet 1064 ankuesve, IPK-ja ka pranuar gjithsej 1050 ankesa lidhur me supozimet për shkelje disiplinore/penale të zyrtarëve policorë.

“Këto ankesa kanë ardhur nga qytetarët tanë nga të gjitha komunitetet etnike dhe gjinore në forma të ndryshme ashtu siç parashihet me mekanizmat e ankimimit të mbështetura me akte ligjore dhe nënligjore”, sqaron IPK-ja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.