ARKATANA

U hapën ofertat për projektin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Ministrinë e Infrastrukturës u bë hapja e ofertave, për projektin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Të interesuar për ndërtimin e kësaj autostrade, janë shprehur të gatshëm dy konzorciumet ndërkombëtare: “Bechtel & Enka” (SHBA-Turqi), si dhe konzorciumi CMC-Dogus-(Turqi-Itali).

Në konferencën për media, ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, hapjen e ofertave për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit e quajti si moment të rëndësishëm për vendin tonë.

”Tashmë kemi kaluar një proces të gjatë të vendimit të Qeverisë, nga 12 qershor 2012, dhe një periudhë mbi një vit e zhvillimit të proceseve për ndërtimin e rrugës 6. Kemi pasur një proces transparent, konkurrues duke rezultuar me një parakualifikim të suksesshëm, për këtë projekt. Në kuadër të parakualifikimit kishin fituar të drejtën të hyjnë në garë tri konsorciume, të rëndësishme: CMC Dogush, Bechte & Enka dhe Shtrabak. Nga kompania Shtrabak kemi pasur një kërkesë për shtyrje të afatit deri më sot, i cili afat ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror, dhe sot ishte koha për dorëzimin e ofertave nga ana e operatorëve ekonomik”

Eco Higjiena

Sot mund ta njoftojmë publikun se procesi ka pasur plotësisht sukses, meqë nga tre operatorët e parakualifikuar dy prej tyre sot kanë dorëzuar ofertat e tyre, tha ministri Mujota.

Procesi i vlerësimit të këtyre ofertave, sipas afatit ligjor mund të zgjatë deri në 30 ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.