Hidromorava

U hap tenderi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria ua hapi rrugën pesë kompanive të parakualifikuara që të ofertojnë për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK’së. Komisioni Qeveritar për Privatizim të martën shpalli tenderin për shitjen e kësaj ndërmarrjeje.

Kompanitë në garë i kanë dy muaj kohë për t’i dorëzuar ofertat. Favorit janë kompanitë që ofrojnë më shumë para.

Kush ofron më shumë para, e merr Postën dhe Telekomin e Kosovës. Ky është kriteri i vetëm që kërkohet në bazë të tenderit për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Uji Dea

Këshilli Qeveritar për Privatizim, të martën edhe zyrtarisht e shpalli tenderin për shitjen e kësaj ndërmarrjeje. Me ketë u hapet rruga pesë kompanive të parakualifikuara që t’i dërgojnë ofertat teknike dhe financiare. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë kah fundi i vitit pritet që të shpallet edhe fituesi.

Pjesë të dokumenteve tenderuese të miratuara nga KQP-ja janë udhëzimet për tenderuesit, drafti i marrëveshjes së shitblerjes dhe drafti i marrëveshjes së aksionarëve të ardhshëm në PTK.

“Në bazë të këtyre dokumenteve të miratuara nga KQP-ja, kompanitë e parakualifikuara ftohen të bëjnë shqyrtimet e tyre analitike dhe të marrin pjesë në garë për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.(express)