Mobi Casa

U dhanë të gjitha shpërblimet e konkursit letrar të “Vjeshtës letrare” kushtuar Idriz Seferit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një ambient krejtësisht tjetër të ri, në Bibliotekën Ndërkomunale “Fan S. Noli”, në Gjilan, dje filloi rrugëtimin dy mujor i Manifestimit tashmë tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, rrugëtim i teti me radhë me aktivitete të ndryshme letrare e artistike, botime të reja, përurime librash e portrete shkrimtarësh, konkurs letrar etj.

Fillimisht, Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Club-it “Beqir Musliu”, tha se sivjet kjo ngjarje është edhe më e veçantë, për faktin se ky eveniment kulturor po mbahet në objektin e ri të bibliotekës së qytetit, Gjilanit, mu në shtëpinë e librit, aty ku frekuentojnë shumë autorë e lexuesve gjilanas e më gjerë. “Është një kënaqësi e veçantë, sepse, këtu ku jemi sot, janë krijuar kushtet për përhapjen e librit, ku lexuesi ynë ka kushte më të favorshme për të absorbuar dije për jetë”.

ARKATANA

Pas pikës së parë të “Vjeshtës letrare”, Mehmetali Rexhepi, shkrimtar, tha se, kësaj here, në konkursin letrar të “Vjeshtën letrare”, kanë arritur mjaft shkrime anonime për konkursin shpërblyes kushtuar figurës së Idriz Seferit. Ai shtoi se, këto shkrime kanë mungesë të vlerës së dëshiruar artistike, të cilat “vlera” jurisë iu pamundësua t’i jepte të gjitha shpërblimet e parapara të këtij evenimenti kulturor. Juria ishte e përbërë nga: Mehmetali Rexhepi, shkrimtar dhe studiues, Gjylshen Berisha, profesoreshë dhe Nexhat Rexha, vlerësues dhe krijues, ku, njëzëshëm vendosën t’i jepnin (gati) të gjitha shpërblimet e parapara me konkurs.

Kështu, vendin e dytë iu dha poezisë me titull “Bardhësi rrënjësh”, me shifër (Dy Drinat), vendin e tretë i takoi poezisë me titull “Idriz Seferi” me shifër (Vegimi i Kalorësit). Për ese, juria në fjalë ndau vendin e tretë esesë “Kalorësi që mungoi në Vlorë”, më shifër (Amfiteatri 46). Mandej, për shkrimet në prozë, juria vendin e parë ia dha prozës “Fluturimi i Shqiponjës që bëri historinë”, me shifër (n’Karadak), ndërsa për botim, juria propozoi vështrimin kritik “Karadaku përball rrebesheve të historisë”, shifra (Luftëtarja)./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.