Fundamenti

U dha shfaqja “Frigoriferi” e Teatrit të Ferizajt

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nata e dytë e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, që po mbahet në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flaka e Janarit 2013”, para publikut dhe artdashësve ka sjellë shfaqjen “Frigoriferi”, të Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt “, sipas tekstit të Nasher Shatrollit dhe regjisë së Fatmir Hysenit.

Si zakonisht, Salla e Teatrit të Gjilanit ka qenë e mbushur me artdashës të shumtë, kritikë, dramaturgë e aktorë, të cilët për gati një orë përcollën shfaqjen “Frigoriferi”, e cila trajton temën e luftës, më saktësisht, fatin e dy të fejuarve gjatë luftës, kur ata ishin të ngujuar në një frigorifer kamion, përjetimet e tyre, që në fakt, mund të jetë fati i shumë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Ndonëse në këtë shfaqje luajtën vetëm dy aktorë, ku kishte një zhvillim të ngadalshëm dhe të heshtur të ngjarjeve, me lojën e tyre para publikut ata sjellën momente prekëse, rrëqethëse e të rënda, të cilat të kujtojnë përjetimet me të këqija të luftës së pandershme, veçmas dhunimet.

Në debatin pas shfaqjes me publikun, dramaturgët dhe artdashësit, vetë kritikët që udhëheqin debatin, Jahi Jahiu, Selajdin Salihu, Nebi Islami e Josif Papagjoni, nuk thanë fjalë të mira për shfaqjen, duke theksuar se përkundër temës së qëlluar të kësaj drame, nuk u tha ajo që duhej thënë dhe se pati mospërputhje të tekstit me regjinë, gjë që ia ka ulur vlerën.

Mobi Casa

Kritiku Jahiu, duke synuar të nxisë debatin, tha se temë e luftës ka kujton ngjarje jo të zakonshme dhe kjo arrihet përmes dy personazheve të vendosur në një ambient si frigoriferi, që sipas tij është gjetje e qëlluar, kurse Arian Karsniqi, dramaturg, tha se te shfaqja pati shkëputje dhe mospërputhje mes tekstit dhe regjisë së dramës. Ai tha se këtu nuk kishin zhanër të pastër, pati elemente të dramës së absurdit si dhe elemente realiste, por se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe kështu nuk është thënë ajo që duhej thënë. Ai vlerësoi lojën e dy aktorëve, të cilët sipas tij, kishin role të vështira dhe skenografinë.

Por, ndryshe dhe në mënyrë më kritike për shfaqjen u shprehën Shefqet Gjocaj, që ishte më kritiku. Duke theksuar se në këtë rast është bërë përpjekje për të bërë teatër-dramë, por kjo nuk është arritur. “Kjo është një përpjekje e huqur e këtij teatri dhe regjisorit, ndonëse aty mund të gjejmë çaste të mira”, tha ndër tjera Gjocaj.

Edhe kritikët tjerë, Josif Papagjoni, Nebi Islami e Selajdin Salihu, u shprehën kritikë ndaj shfaqjes, duke theksuar se pati shkëputje, mangësi, zhvillime të shpejta ku nuk është arritur të kapet, të thuhet dhe të përcillet thelbësorja.

Të hënën në natën e tretë, mes mesditë sipas orarit, dr. Nebi Islam, do të mbajë një ligjëratë që ka të bëjë me teatrin dhe përgjithësisht dramaturgjinë, derisa në mbrëmje në ora 19:00 në “Talian e Flakës”, jepet shfaqja “Shtëpi në erë”, e Teatrit të Tetovës sipas tekstit të Stefan Çapalikut dhe regji të Kushtrim Bekteshit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.