RCCOLA

U dashurua me nxënësen 16-vjeçare, mësuesi vret veten

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një histori fatale dashurie. E tillë është konsideruar ajo mes një mësuesi 36-vjeçar në Itali, i cili ra në dashuri me nxënësen e tij 16-vjeçare. E në pamundësi të realizimit të kësaj lidhje, ai vrau veten.

Mësohet se gjithçka ka nisur të ndodhë në liceun “Majorana di Mirano” në Venecia, ku mësuesi me emrin Leonardo, lidhet me një nga nxënëset e tij, dhe krijon fillimisht një histori të bukur dashurie, edhe pse ajo ishte e vogël, të paktën nga ana ligjore për të lidhur martesë.

Por zërat rreth saj, nisën të përhapeshin në shkollë, duke kaluar edhe në thashetheme dhe shpesh në shpifje me keqdashje. Derisa një ditë, ai u vendos në klasë, para një “gjyqi” të vërtetë nga nxënësit e tij, i akuzuar madje se ai shkonte me të mitura.

Uji Dea

E në një gjendje të tillë, të rënduar shpirtërore, ai duket se ka marrë vendimin fatal për të vrarë veten.

“Djali im nuk kishte asnjë arsye për të kryer vetëvrasje. Ai ishte në shëndet të mirë, nuk kishte as probleme ekonomike”, tregon babai i tij./Indeksonline/