Mobi Casa

U bie çmimi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Banesave të ndërtuara pas luftës në Kosovë, po u bie çmimi. Më së shumti janë liruar këto banesa për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve dhe mungesës së dokumentacionit.

Ato nuk i blen kush as me 50 për qind zbritje të çmimit. Rënie e çmimeve po vërehet edhe në ndërtimet e reja. Agjencitë e patundshmërive thonë se as për këto ndërtime nuk ka blerës.

Po bien çmimet e banesave. Ky lajm po i gëzon ata që deri më tani nuk kanë mundur të bëhen banorë të ndërtesave të panumërta të banimit kolektiv në qytete.

Në krahasim me vitet e kaluara, qytetarët mund të blejnë metrin katror të apartamenteve deri 50 për qind më lirë në disa vende.

Rënia kryesisht vërehet te disa objekte të banimit të ndërtuara në vitet e pasluftës.

Shkak del të jetë numri i madh i ndërtimeve të pakontrolluara në atë kohë, pa ndonjë kriter dhe pa kontroll të mirëfilltë nga institucionet.

Këtë e pranojnë edhe kompanitë ndërtuese dhe e dëshmojnë agjencitë që merren me shitblerjen e patundshmërive.

Sipas këtyre të fundit, në ndërtimet e reja nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në çmim, ndërsa në ato të vjetrat që janë ndërtuar para 5-6 vitesh, ka raste që një metër katrorë shitet edhe me 250 euro.

Në një studim që ka bërë Arben Asllani, pronar i agjencisë së patundshmërive Intercapital, tregon se në Prishtinë, rënie vërehet në banesat e ndërtuara afër parkut të qytetit dhe në lagjen Arbëria.

“S’kanë leje dhe kushtet i kanë më të dobëta se këto të rejat”, thekson Asllani.

Ai tregon se edhe te ndërtimet e reja që po ndërtohen së fundi, ka rënie të lehta nga 4 deri në 5 për qind të çmimit për metër katror.

Megjithatë, edhe këto duket se po përballen me një problem.

“Këto ndërtimet e reja po e diktojnë çmimin, por nuk ka blerës aq shumë”, thekson Asllani.

Sipas tij, në Prishtinë në zonën Qendra, çmimi ka mbetur konstant dhe nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh, ndërsa në pjesët periferike ka lëvizje të mëdha.

Të dhënat e hulumtimit të kësaj agjencie tregojnë se çmimet e ndërtimeve të reja më së shtrenjti janë në lagjen Pejton në Prishtinë, ku sillen nga 1200 euro deri në 1600 euro. Ndërsa më së liri duket të jetë në Lagjen e Spitalit, Arbëri, Tophane e Mati 1, nga 700 deri në 900 euro.

Edhe pronari i kompanisë ndërtuese “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, thotë se ka një tendencë në ngritje të qytetarëve të interesuar për apartamente të ndërtuar së fundi.

“Banesat e reja janë me kualitet më të lartë të ndërtimit dhe për këtë është rritur kërkesa për to”, pohon Pozhegu.

Eco Higjiena

Përcaktues i vlerës së banesave ai thotë se në masë të madhe është lokacioni ku është e ndërtuar ajo dhe kushtet që po u ofrohen nga ndërtuesit për mënyrën e blerjes qytetarëve.

Numri i madh i banesave në ndërtim për ata që merren me këtë punë është rrezik se do të ndikojë që edhe më tej të bjerë çmimi i shitjes.

Pronari i kompanisë Nartel, Gani Mehmeti vlerëson se në treg janë futur një numër i madh i ndërtuesve të panjohur që nuk e kanë profesion ndërtimin dhe që po ndikojnë në çrregullimin e çmimit.

Megjithatë, Mehmeti thotë se nuk i ka lëvizur çmimet e banesave që i ka në shitje dhe nuk e ka ndërmend të bëjë një gjest të tillë njëherë, pavarësisht se si veprojnë kolegët e tij.

Çmimet e banesave në Prishtinë:

Lagjja Pejton, nga 1200 – 1600 euro

Ulpianë, nga 1200 – 1400 euro

Dardani, nga 1000 -1200 euro

Lakërishtë, nga 900 -1200 euro

Emshir, nga 700 – 1000 euro

Bregu i Diellit, nga 800 – 1000 euro

Lagja e Spitalit, nga 700 – 900 euro

Arbëri, nga 700 – 900 euro

Parku i qytetit, nga 800 – 1000 euro

Tophane, nga 700 – 900 euro

Mati 1, nga 700- 900 euro

Qafa, nga 900 – 1200 euro(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.