UBT

Turqia, qendër rehabilitimi për burrat e dhunuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ankara- Gjendja alarmante për burrat e dhunuar në Turqi është drejt qetësimit, pasi qeveria e kryeministrit islamik, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se së shpejti do të hapë të parën qendër rehabilitimi për burrat, të cilët janë viktima të dhunës në familje.

Iniciativa, e njoftuar nga ministrja e Familjes, Fatma Shahin, e vetmja grua në qeveri, ka ngjallur jo pak habi në vendin ku janë të zakonshme skenat e dhunës ndaj grave dhe jo ndaj burrave. Më shumë se një prej tyre vritet çdo ditë në Turqi nga bashkëshortët e ish-bashkëshortët.

Uji Dea

Megjithatë, ministrja shpjegoi se problemi, edhe pse në formë embrionale, prek edhe turqit, gratë e të cilëve ushtrojnë mbi ta dhunë psikologjike.”Qendra e parë e rehabilitimit nga dhuna për burrat, që mund të presë deri në 30 prej tyre, viktima të dhunës psikologjike, do të hapet në Stamboll duke qenë se atje janë regjistruar numri më i madh i viktimave për shkak të kësaj lloj dhune nga ana e bashkëshorteve”, deklaroi Shahin.

”Gratë pësojnë dhunë fizike, burrat psikologjike, ndërkohë që ekziston edhe një numër i vogël burrash që janë viktima të dhunës fizike”, shtoi ajo. ”Vendndodhja e qendrës do të jetë sekrete, me dritare me hekura dhe e ruajtur nga policia”, theksoi ministrja.(BW)