Eko Higjiena

“Turqia është favorit”, Milot Rashica: Pres me padurim ndeshjen!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen e rëndësishme të fazës “playoff”, ku nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë Turqinë.

Një nga figurat kryesore të skuadrës, Milot Rashica, u shpreh para ndeshjes me realizëm dhe optimizëm, duke vlerësuar kundërshtarin, por edhe duke theksuar besimin te cilësia e ekipit, shkruan Indeksonline

Mobi Casa

“Sado që duam të fitojmë, duhet ta pranojmë se Turqia është favorite në këtë ndeshje. Megjithatë, edhe ne jemi të etur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Prandaj po e presim me padurim këtë përballje, duke besuar në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të bërë histori,” deklaroi Rashica për mediumin turk Sözcü.

Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, me tifozët që do të mbështesin fuqishëm “Dardanët” në këtë sfidë vendimtare. Kosova synon të shfrytëzojë faktorin vendas dhe të bëjë një hap të madh drejt një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.