Eko Higjiena

Turqia është e gatshme ta armatosë FSK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Republika e Turqisë është shprehur e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka thënë se ky shtet dëshiron që Kosova të jetë shtet funksional, ta këtë ushtrinë dhe policinë e vet dhe në këtë çështje Turqia do ta jap kontributin e vet.

“Nuk duhet të këtë dallime ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit. Kosova duhet të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit, as ma pak e as ma shumë “, ka thënë ministri Turk.

Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.

FIDANISHTJA

I pyetur nëse duhet ndërhyrja ushtarake për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të cilat funksionojnë në territorin e Kosovës, ministri turk është shprehur kundër një ndërhyrje të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë drejtim është përmes dialogut.

Ai këto komente I ka bërë pas takimit që ka pasur me homologun e tij Agim Çeku. Ndërsa ministri Çeku duke falënderuar ministrin turk për kontributin e dhënë ka thënë se Turqia është ndër vendet që me se shumit e ka ndihmuar forcimin e FSK-së. “Turqia na ka furnizuar FSK-në me disa autoblinda, ndërsa sot morëm premtimin edhe për një ndihme tjetër, po ashtu me disa autoblinda të cilët do të ndihmojnë në forcimin edhe me të madh të FSK-së. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.