Turizmi, brenga e fundit e shtetit

Ndonëse në shumë vende të botës turizmi është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, në vendin tonë kjo degë e ekonomisë nuk është as në agjendën e institucioneve vendore.
Kosova me gjithë atraksionet e shumta turistike që posedon, nuk asht vend i tërheqjes së turistëve, e për këtë as institucionet nuk po bëjnë gjë.
Kështu thotë eksperti i Turizmit, Zekë Çeku, i cili as këtë vit nuk ka vërejt ndonjë ndryshim të madh sa i përket përgatitjeve për mikpritjen e mysafirëve në vendin tonë.
E se turizmi nuk është prioritet i institucioneve, e tregon edhe fakti se për turizmin nuk ka madje as departament në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, mirëpo veç divizion. Madje, zyrtarët e këtij divizioni nuk i dinë shifrat e sakta se sa turistë hyjnë në vendin tonë gjatë një viti. /Rrokum TV/