RCCOLA

Tumori në tru,arsyeja e vetëvrasjes së Scott

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Regjisori hollivudian, Tony Scott, vuante nga një formë e paoperueshme e tumorit në tru, u zbulua disa orë pas vetëvrasjes së tij gjatë ditës së hënë.

Ishte vetë 68-vjeçari që shkruante për sëmundjen në një letër prekëse lamtumire, në të cilën theksonte se dëshironte të kursente familjen dhe veten nga vuajtjet e një vdekjeje të dhimbshme dhe të ngadaltë.

Regjisori i shumë filmave të famshëm, sipas rrjetit amerikan “ABC News”, e mbante prej disa javësh për vete sekretin e tij.

Hidromorava

Në foton e fundit të Scott sa ishte gjallë, në datën 23 korrik, gjatë një ceremonie në Beverli Hills duket qartësisht portreti i një personi që përpiqet të përmbanjë dhembjen.

Më parë gjatë vitit regjisori i “Top Gun” dhe shumë filmave të tjerë legjendarë u shtrua disa ditë në spital, por u tha miqve dhe shtypit se duhet të realizonte një operacion në ije.

Në të vërtetë, ai ishte shtruar për të marrë trajtim për tumorin që po avanconte dhe pas disa kurash, i ishte komunikuar në fillim të korrikut se tashmë kanceri ishte bërë i paoperueshëm dhe se mund të kurohej vetëm për të zgjatur jetën edhe në disa muaj të tjerë.