Fundamenti

Truri deficitar paguhet më shumë se Thaçi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës po vazhdon të bëjë diskriminime brenda administratës shtetërore duke i shpërblyer me “ekstra paga” një ekip prej 224 nëpunësish civilë, nën arsyetimin se ata janë kuadro deficitarë.

Për t’i mbajtur brenda Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që disave prej tyre t’ua japë deri 1 mijë e 800 euro në muaj, edhe pse vetë paguhet jo më shumë se 1 mijë e 440 euro.

ARKATANA

Pagesat ekstra për nëpunësit civilë po bëhen nga Fondi për Kuadro, që ndryshe njihet edhe si Fondi i trurit, i miratuar në Qeveri më 24 dhjetor 2008. Ky fond, mbushet për çdo vit nga buxheti i shtetit me nga një milion.

Gazeta Tribuna ka arritur të sigurojë listën e plotë të të “privilegjuarve” nëpër dikasteret e administratës civile dhe sipas kësaj liste, Ministria e Drejtësisë del se ka më së shumti zyrtarë që stimulohen me të hyra shtesë. Gjithsej aty janë 34 zyrtarë në mesin e të cilëve përfshihen drejtorë departamentesh, zyrtarë ligjorë dhe drejtorë të qendrave korrektuese./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.