Fundamenti

Truproja e Obamës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për herë të parë në historinë e tij, Shërbimi i Fshehtë amerikan do të drejtohet nga një femër.

53- vjeçarja Julia Pierson do të marrë drejtimin e një shërbimi, që është goditur së fundmi nga një skandal seksual.

Mes të tjerash, Shërbimi i Fshehtë kujdeset për sigurinë e presidentëve amerikanë, zëvendësve të tyre dhe familjeve përkatëse.

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi të mërkurën Pierson si drejtoreshë të truprojave të famshme.

Ajo ka një kualifikim të shkëlqyer për këtë detyrë.

Mobi Casa

Pierson ka punuar së fundmi si shefe e shtabit për drejtorin e dalë në pension, Mark Sullivan.

Imazhi i burrave me të zeza, syze dhe kufje në vesh, u godit së fundmi nga skandali i një udhëtimi në Kolumbi, ku u përfshinë në një aferë seksuale me prostituta.

Trupa elitare ka 150 zyra dhe më shumë se 4 mijë nëpunës. Një e treta e tyre janë njësi me uniformë.

Shërbimi i Fshehtë ka qenë deri në vitin 2003 pjesë e ministrisë së Financave për një arsye historike. Ai u themelua në vitin 1865 me qëllimin që të gjurmonte falsifikuesit e parave, çka është sërish detyrë e tyre.

Pas atentatit ndaj presidentit William McKinley në vitin 1901, Shërbimi i Fshehtë nisi të merrej me ruajtjen e krerëve të shtetit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.