FITORJA

Trotuari i bashkon Radivojcin me Kllokotin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ministria e Pushtetit Lokal ka ndarë 78 mijë euro për të rregulluar trotuarin Kllokot – Radivojc. Trotuari lehtëson qarkullimin e banorëve dhe në veçanti të nxënësve.

Fshati Radivojc që llogaritet njëri nga fshatrat më të mëdha të Vitisë tash së fundit ka përfituar një investim kapital i cili mendohet ta përmirësojë infrastrukturën e fshatit, por edhe të rritë sigurinë e banorëve.

Ministria e pushtetit Lokal ka ndarë 78 mijë e 731 euro për të realizuar ndërtimin e trotuarit dhe kanalizimin atmosferik Kllokot -Radivojc. Ky projekt përcillet edhe me rregullimin e kanalizimit atmosferik që ka një gjatësi prej 1500 metrave. Banorët e këtyre dy fshatrave janë të lumtur që ky projekt po jetësohet meqë rruga magjistrale që ka kaluar përskaj tyre ka rrezikuar jetën e fëmijëve të cilët është dashur të kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë.

Sadri Sherifi menaxher në zyrën e projekteve tha për rajonipress se ky trotuar pos që e lidhë Radivojcin me Kllokotin mundëson edhe lëvizjen e banorëve,pastaj eliminohet rreziku që kanë pasur nxënësit tek udhëkryqi, ku edhe ka pasur aksidente të shumta.

FITORJA

Sherifi tha se fshati Radivojc që ka 250 shtëpi është përfitues edhe i rregullimit të kanalizimit fekal në vlerë të 120 mijë eurove i cili veç është në përfundim e sipër. “Në këtë projekt komuna është nxitur edhe nga komuniteti të cilët kanë participuar me 40 mijë euro” tha Sherifi.

Gjithashtu në Radivojc pritet të rregullohet rrethoja e fushës së sportit tek shkolla.

Kompania e cila po kryen punimet “Magjistralja” janë të kënaqur me ecurinë e punëve. Abdyl Pireva nga “Magjistralja” tha se nuk kanë pasur telashe e as probleme rreth realizimit dhe se puna sipas tij po bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me projekt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.