Trotuaret e mërzisë (prozë poetike)

Jam lodhur trotuareve të mërzisë, duke ecur me barrët e shpinës në dorë, për të arritur deri në parajsën e premtuar, larë mëkatesh të pabëra.
Eci e eci, natën, tre hapa para e tre prapa dhe arrij derën e një barke në pritje, duke parë si ditët kthehen së prapthi e futen shtatë pashë nën dhe.
I dituri vajton e më thotë se edhe një jetë e tërë s’do të më mjaftonte për një vdekje të dytë…
Diçka po ndodh në galeri…
Çdo gjë që ndërtohet në mesditë, në mesnatë djalli po e rrënon, e shtrigat lëshojnë një zë të thekshëm në agun e ditës së re.
Ramadan Mehmeti