‘Tronditen’ për zgjedhje, bastionet ‘dridhin’ partitë kosovare

Skenderaj i PDK-së, Podujeva e LDK-së, Deçani i AAK-së e Malisheva e Nisma-s…

Zgjedhjet e kaluara i kanë bërë me ethe partitë politike për rrezikun e humbjes së bastioneve të tyre, me të cilat janë mburrur ato. Ky ndryshim drastik i votave, subjektet politike i ka bërë të “dridhen”, pasi që ndryshimi është vrejtur shumë, e tashmë edhe në zgjedhjet e 6 tetorit mund të ketë befasi në ato komuna, të cilat partitë e ndryshme i konsiderojnë si bastione të tyre.

Për “Kosova Sot Online”, në lidhje me këtë temë foli analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit, në zgjedhjet e këtij viti, ajo që i ka bie në sy është se partitë politike përfshirë edhe kryetarët, kanë nisur fyerjet dhe akuzat ndaj njëra tjetrës.

“Në prag-zgjedhjet e këtij viti, të 6 tetorit 2019, bie në sy se që nga niveli më i lartë i partive politike, përfshi edhe kryetarët e tyre, e deri te nivelet më të ulëta të segmenteve partiake, fyerjet, akuzat, kërcënimet si dhe gjuha e ashpër deri në kacafytje dhe larjen fizike të hesapeve, janë bërë tashmë retorikë e përditshme në ballafaqimet mediale në mes të liderëve politik të subjekteve të ndryshme rivale, në fushatën parazgjedhore E sado që veprime të tilla, në vendin tonë nuk do duhej të ndodhnin, kështu siç kanë filluar të sulmohen ndërmjet vete partitë aktuale, duke tentuar qe ti marrin elektorat njëra tjetrës ne bastionet e tyre, shihet qartë se kur janë në pyetje votat dhe pushteti, politik-bërësit dhe partitë aktuale politike, janë në gjendje të kalojnë jo vetëm në fyerje e kacafytje fizike, por shkojnë deri në akuzime të pabazuara dhe mos-durim të hapur ndaj njëra tjetrës”, tha “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai shtoi se e gjithë kjo zhurmë dhe këto sulme ndërmjet partive politike, bëhen për konsum të brendshëm partiak.

“Nga elektorati i gjerë dhe të gjithë qytetarët e vendit, një gjë duhet pasur gjithmonë parasysh dhe nuk duhet harruar asnjë herë, se në kohë fushatash parazgjedhore të gjitha këto sulme bëhen më tepër për konsume të brendshëm partiake, ngase gati pothuajse të njëjtat parti konkurrente në zgjedhje, pas tyre kanë qenë në koalicione të përbashkëta udhëheqëse komunale dhe qeveritare Ndaj përkundër luftës që bëhet për elektorat përfshi edhe aktet e larjes fizike të hesapeve ndërmjet kandidatëve rival, sipas përvojës së deritanishme, nuk mund të thuhet se do të ketë thyerje fondamentale, edhe pse është e pritshme që bazuar në shpresën e qytetarëve për ndryshime të gjendjes politike, në këto zgjedhje të ketë lëvizje të pjesshme elektorale edhe në bastionet e partive politike, siç janë Skenderaj i PDK-së, Podujeva e LDK-së, Deçani i AAK-së e Malisheva e Nisma-s”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndërsa sa i takon asaj se a mund të pësojnë këto parti tronditje politike në bastionet e veta më të forta, Qarri tha se nuk pret ndryshime të mëdha, pasi elektorati partiak është fanatizuar aq shumë sa që nuk mund të sheh segment tjetër politik në pushtet, përveç partisë së tyre.

“Me gjithë sulmet që ato në vazhdimësi po i bëjnë në mënyrë të ndërsjellë, duke tentuar qe ti marrin elektorat njëra tjetrës ne bastionet e tyre, përkundër situatës me korrupsion të thellë dhe krimit të organizuar galopant që ka përfshirë të gjitha poret sociale dhe shtetërore të vendit, elektorati partiak është fanatizuar aq shumë sa që nuk mund të shoh segment tjetër politik në pushtet përveç partisë së tyre. Ndaj përkundër ashpërsimit të fjalorit politik, krejt kjo nënkupton se, megjithëqë kandidatët dhe partitë politike, ditët e fundit nuk kanë kursyer njëra tjetrën nga kritikat, akuzat dhe fajësimet e të gjitha llojeve, që të gjitha mund të konsiderohen thjeshtë vetëm si luftë për vota, për vet faktin se fanatizmi banal partiak, për gjithë këto vite, është ngulitur aq shumë, tek një pjese e madhe e elektoratit të pa reformuar vendor, sa që nuk lejon dhe pamundëson tërësisht, që te këtë ndryshime të mëdha e të njëmendta në këto bastione te partive politike, ndaj dhe pritet te vazhdoje edhe me tej fuqia e tyre aty”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).