FITORJA

Tromp: Nëse të akuzuarit dalin të pafajshëm Specialja do ta përdorë narrativin për pengim të drejtësisë si mjet mbrojtës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hulumtuesja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Nevenka Tromp në “Info Magazinë” në Klan Kosova tregoi se me çka do ta arsyetonte Specialja “dështimin”.

Sipas saj, akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës.

“Akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës që e shoh si një mjet mbrojtës sepse nëse një ditë të gjithë të akuzuarit apo shumica dalin të pafajshëm, gjykata mund ta shfrytëzojë këtë narrativë që nuk ishin në gjendje t’i provonin krimet sepse kishin probleme me provat dhe dëshmitarët”, tha Tromp, transmeton Klankosova.tv

Mobi Casa

Ndërsa, theksoi se rastet e pengimit të drejtësisë ndodhin, ka gjithmonë por jo deri në këtë shkallë.

“Rastet e pengimit të drejtësisë ndodhin, ka gjithmonë por jo deri në këtë shkallë. Ka arsye shumë legjitime për të pyetur përse ndodh kjo. Nëse unë do të tregohesha shumë argumentuese do them se kjo gjykatë ka trajtuar një numër shumë të kufizuar të rasteve apo aktakuzë ndaj individëve që akuzohet për shkelje të ligjeve ndërkombëtare, humanitare”, tha ajo.

Tutje, Tromp shtoi: “Dhe fakti që nuk do të ketë më aktakuza për arsyeje për të cilat ekziston kjo gjykatë, tregon arsyet se pse kjo gjykatë ishte mbase e e gabuar që në fillim për të adresuar këto lloj çështjesh, duke targetuar vetëm një grup tejet të vogël të njerëzve, duke u koncentruar vetëm në njërën anë të luftës dhe duke ngritur çështje si mbrojtja e dëshmitarëve për shkak të intimidimit”, tha Tromp në Edicionin Special, transmeton Klankosova.tv

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.